Llapi i treti në Ligën e juniorëve

Llapi e ka fituar ndeshjen për vend të tretë në Ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në Prishtinë, Llapi e mposhti Deçanin me rezultat 26:23. Pas pjesës së parë epërsia e llapjanëve ishte dy gola, 10:8.

Redon Havolli udhëhoqi Llapin me 8 gola. 7 i shënoi Fatlum Hasani.

Ardrin Dobraj i shënoi 9 gola për Deçanin.
Llapi e Deçani edhe në turneun final të Ligës së juniorëve kanë dëshmuar që i kushtojnë rëndësi të madhe punës me gjenerata të reja. Podujeva e Deçani janë qendra me rëndësi për hendbollin kosovar.

Lajme tjera