Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të Superligës B u luajt të shtunën në Prizren dhe përfundoi me fitoren 40:25 të llapjanëve.
Besian Abazi sërish u shqua te Llapi duke realizuar 12 gola. Nga 5 gola i kishin Artir Muqiqi, Enis Rexhepi e Blerton Hasani. Te Prizreni nga 7 gola i shënuan Ardit Tafilaj e Erblin Qerimi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për Llapin.
Llapi mbetet në vendin e tretë me 14 pikë, sa i ka edhe Vushtrria që është e dyta në Superligën B. Prizreni është i fundit (4) me 3 pikë. Prinë Zhegra me 17 pikë. Nesër nga ora 18:00 është ndeshja Zhegra – Vushtrria.