Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Llapi nuk lejon befasi ndaj Prizrenit

Besian Abazi ishte më efikasi në fitoren e thellë të Llapit ndaj Prizrenit. Ndeshja e luajtur të premten mbrëma në Podujevë e hapi xhiron e 23-të të Superligës B të hendbollistëve.
Llapi fitoi me rezultatin 41:26. Që në pjesën e parë llapjanët krijuan epërsi bindëse, 22:10.
Abazi realizoi 14 gola për Llapin, ndërsa 6 i shtoi Artir Muçiqi. Te Prizreni u dallua me efikasitet Endi Topalli që realizoi 7 gola.
Me fitore Llapi forcohet në pozitën e dytë me 20 pikë. Prizreni është i fundit me vetëm 3 pikë.