Lojtare të reja në Kombëtaren U17

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të kenë një grumbullim tjetër në fund të këtij muaji. Është ky grumbullimi i dytë që e mbanë kjo gjeneratë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Kryetrajneri Mitat Ferati ka ftuar në grumbullim 28 lojtare. Baza po shkon duke u rritur e rrjedhimisht edhe konkurrenca për vend në Kombëtare. Kështu synohet të rritet edhe cilësia, ndërsa gëzon fakti që shumë prej këtyre lojtareve janë të rëndësishme në skuadrat tona, por edhe në skuadrat e huaja ku ato bëjnë karrierë.
Kryetrajneri Ferati ka ftuar katër lojtare të reja në grumbullimin e dhjetorit. Bëhet fjalë për Diona Dresh, Sara Gjergjaj dhe Arjana Gashi, që luajnë në vende evropiane si dhe për Yllka Seferi që luan për Vjosën.
Grumbullimi mbahet prej 26 deri më 30 dhjetor në Gjakovë.
Grumbullimi i kaluar ishte mbajtur në tetor, ndërsa ishte shumë i suksesshëm.

Lista e lojtareve U17

  Nr    Emri dhe Mbiemri       Klubi    
1.Bora ZejnullahuKHF Vëllaznimi
2.Arona KrasniqiKHF Prishtina
3.Arjeta ImerajKHF Jusuf Gërvalla
4.Alisa SylejmaniKHF Kastrioti
5Aulona MalokuKHF Samadrexha
6.Shijesa ZeneliKHF Ferizaj
7.Orgesa GolaKHF Shqiponja
8.Arbesa KurtajKHF Ferizaj
9.Bulza MaksutiKHF Kastrioti
10.Jonesa BajramiKHF Shqiponja
11.Endiona PireciKHF CLICK
12.Iurosana HaskajKHF Deçani
13.Enea AjvaziKHF Prishtina
14.Elisa KrasniqiKHF Samadrexha
15.Sirena HaxhajTSV Allach 09 DE
16.Loreta HajdariSuedi
17.Zoja KamerajSuedi
18.Shkurte DinolliKHF Ferizaj
19.Halime BeqiriKHF Vushtrria
20.Klaudia Ukaj SG Freiamt U18 Inter SUI
21.Martina BibajSG Freiamt U18 Inter SUI
22.Arjana GashiGTV Basel U18 Inter SUI
23.Erjona SadrijaKHF Shqiponja
24.Albina PllanaKHF Prishtina
25.Sara Gjergjaj  NWS FU18 Elite
26.Yllka SeferiKHF Vjosa
27.Diona DreshNorvegji
28.Ardiola SurdulliKHF Samadrexha

Stafi U17

Mitat FeratiKryetrajner
Albulena BashaTrajnere
Edona RugovaTrajnere
Dafina BerbatovciFizioterapeute

Lajme tjera