Luljeta Sopjani: Jemi shumë të motivuara, në Ferizaj kthehemi me kupë

KHF Ferizaj po e kërkon Kupën e parë të Kosovës në hendboll. Dhe te skuadra ferizajase janë shumë të motivuara në prag të finales me Istogun.
Finalja Istogu – Ferizaj zhvillohet sot prej orës 15:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
“Jemi shumë të motivuara për ta arritur qëllimin tonë”, thotë aloja @luljetasopjanii .
“Kemi dëshmuar dhe vazhdojmë të dëshmojmë që jo rastësisht jemi këtu ku jemi. E këtë mundësi nuk do ta lëshojmë lehtë nga dora. Do të kthehemi me kupë në Ferizaj”, ka shtuar Sopjani.
Në gjysmëfinale, të shtunën, Ferizaj fitoi ndaj Samadrexhës me rezultatin 24:19.
Finalja pritet të jetë shumë e fortë dhe cilësore.

Lajme tjera