Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Magdeburgu e Kielce në finale të Ligës së Kampionëve

Janë zhvilluar të shtunën ndeshjet gjysmëfinale të “Final4” të Ligës së Kampionëve për hendbollistë. Ashtu si pritej, ndeshjet ishin shumë të forta e dramatike.
Në gjysmëfinalen e parë u takuan Magdeburgu dhe Barcelona. Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues. Kështu finalisti u përcaktua me penallti. Me rezultatin e përgjithshëm 40:39, në finale kaloi Magdeburgu gjerman.
Gjysmëfinalja e dytë vuri përballë PSG-në dhe Kielcen polake. Kielce fitoi me rezultat 25:24 dhe kështu siguroi finalen.
Gjysmëfinalet u luajtën në Lanxess Arena në Koeln në praninë e 20 mijë shikuesve.
Të dielën prej orës 15:15 Barça e PSG-ja takohen për vendin e tretë. Finalja mes Magdeburgut dhe Kielces luhet prej orës 18:00.