Marijeta Lekaj e lumtur që bashkohet me Kosovën

Marijeta Lekaj është njëra prej hendbollisteve të reja që janë bashkuar me Kosovën për ndeshjet me Slloveninë (26 shtator) dhe Gjermaninë (29 shtator).

Lekaj luan në Kroaci, ndërsa ka premtuar të jap maksimumin për të ndihmuar Kombëtaren. Ajo tashmë është bashkuar me ekipin në përgatitje.

“Po ndjehem shkëlqyeshëm pasi do të luaj për vendin tim dhe jam shumë e lumtur që më kanë ftuar. FHK-ja më ka kontaktuar përmes federatës kroate dhe unë kam pranuar ftesën menjëherë me shumë kënaqësi”, ka theksuar Lekaj.

Marijeta është e gatshme për të gjitha sfidat që e presin, ndërsa shpreson se do t’ia dal të ndihmojë kombëtaren. “Aktualisht luaj te klubi Murvica nga Crikvenica. Kam luajtur më parë në tri klube tjera kurse aktualisht jam në ligën elitare të Kroacisë. Kam luajtur për të gjitha grupmoshat në regjionin tim, kam shumë gara pas vete. Luaj në të gjitha pozitat e jashtme, para së gjithash qendër” ka treguar henbollistja jonë e re.

Ajo me prejardhje është nga Prizreni, kurse është e lindur në Rijekë në qershor të vitit 1997.

Lajme tjera