Të premten, më 15 janar, fillon afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste. Mini-afati kalimtar zgjat deri më 22 janar, ndërsa të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin nga klubi. Ndërkohë lojtarët që vijnë nga klube të vendeve tjera mund të regjistrohen në klubet tona deri më 28 shkurt.