Skuadra e Ferizajt udhëton për në Istog me shpresë për ta fituar Superkupën e Kosovës në hendboll. Kështu ka thënë pivotja e Ferizajt, Shkurta Mehmeti.
Ferizaj luan me Istogun në ndeshjen për Superkupë, të enjten nga ora 18:00. Ferizaj ka telashet e tij për shkak të palestrës, por është mobilizuar para ndeshjes për Superkupë.
“Edhe pse jemi ekip jo plotësisht i kompletuar, me lojtare të reja dhe jo mjaftueshëm i përgatitur për shkak të palestrës, do të mundohemi të bëjmë lojë të mirë e kolektive. Po udhëtojmë të japim maksimumin si ekip dhe do të mundohemi ta sjellim Superkupën në qytetin e hendbollit”, ka thënë Shkurta Mehmeti.
Ferizaj e nisi stinorin vjeshtor në Superligë me fitore ndaj Prishtinës. Tani synon tjetër sukses dhe trofeun e parë të edicionit.