Mësohen çiftet çerekfinale të Kupës

Të martën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për raundin çerekfinal të Kupës së Kosovës në hendboll. Shorti është tërhequr si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Në çerekfinale luhet vetëm nga një ndeshje, ndërsa skuadrat fituese kalojnë në gjysmëfinale. Ndeshjet luhen më 28 e 29 mars.

Ndeshjet çerekfinale te meshkujt janë:
Kastrioti – Zhegra,
Vushtrria – Besa FamGas,
Prishtina – Drita e
Trepça – Vëllaznimi.

Te femrat ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës janë:
Drita – Istogu,
Kastrioti – Samadrexha ,
Shqiponja – Vëllaznimi,
Prishtina – Vushtrria.

Lajme tjera