Ministri Gashi: Tash e tutje financimi nga MKRS në bazë të meritave dhe rezultateve

Pas miratimit të akteve normative, të cilat rregullojnë procedurat dhe mënyrën e financimit të federatave sportive në vendin tonë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Përmes nënshkrimit të memorandumeve përcaktohet financimi i këtyre organizatave sportive nga MKRS-ja, tashmë për herë të parë me kritere të reja, të cila janë të parapara me rregulloren për kategorizime.

Memorandumet janë në emër të MKRS-së janë nënshkruar nga ministri Gashi, ndërkaq në emër të emër të FHK-së, ka nënshkruar kryetari Eugen Saraçini me ç’rast federata të cilën ai e udhëheq ka fituar përkrahje prej MKRS-së shumën prej 219,375 euro për vitin 2018. 
Ministri Kujtim Gashi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së për Komitetin Olimpik dhe dy federatat iu mundëson atyre të kenë planifikim më të mirë të aktiviteteve dhe të realizojnë programin e tyre në mënyrë më të suksesshme.

“Memorandumet që nënshkruam sot me KOK-un, FHK-në dhe FBK-në, përcaktojnë nivelin e përkrahjes për këto organizata sportive. Kjo përkrahje bëhet në bazë të meritave të cilat janë përcaktuar me rregulloren e re, të cilën vetë mekanizmat që e organizojnë dhe zhvillojnë fushën e sportit në vendi tonë e kanë përcaktuar. Përkrahja tash e tutje do të bëhet në bazë të meritave dhe rezultateve që federatat e sportit sjellin për veten e tyre pikë së pari dhe në instancë të fundit edhe për Kosovën”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.

Ai gjithashtu u shpreh se angazhimi si institucion në mbështetje të sportit në vend nuk do të mbaroj me kaq dhe se edhe më tutje do të bëhen investime në përmirësim të kushteve për sportistë.

Përfaqësuesit e organizatave të cilat nënshkruan memorandumet u shprehën të lumtura se tashmë ka filluar një mënyrë e re e financimit të tyre, në bazë të punës dhe sukseseve që ato arrijnë duke e marrë mirënjohjen dhe shpërblimin meritor nga buxheti publik që shteti ofron si mbështetje për sportin.  

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve (U18). Istogu në 22 …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova