Mirela Gjikokaj në formë, shënon shtatë gola dhe shpallet më e mira

Forma e lojtareve të Kombëtares së Kosovës po shkon duke u ngritur para ndeshjeve të rëndësishme me Ishujt Faroe. Në Norvegji, Mirela Gjikokaj ka shkëlqyer në fundjavë. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes në të cilin Follo HK barazoi 28:28 me Haslumin.

Gjikokaj ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar, ndërsa kishte efikasitet të lartë. Për më tepër Gjikokaj i kishte edhe nëntë asistime. Ka kohë që ajo shquhet edhe me asistime. Mirela Gjikokaj është prej lojtareve kryesore të Kosovës. Ajo me Follon luan në kategorinë e dytë norvegjeze.

Lajme tjera