Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Mirela Gjikokaj vazhdon me skuadrën norvegjeze Follo

Njëra prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll, Mirela Gjikokaj, do të vazhdoi të luaj për skuadrën norvegjeze, Follo.
Mirela aktualisht po luan në elitën norvegjeze me Follon. Ndërsa do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe në edicionin e ardhshëm, 2022/2023.
“Beku ynë kreativ dhe i rrezikshëm, Mirela Gjikokaj, qëndron me ne ndonëse kishte klauzolën në kontratë që ia jepte mundësinë të shkoi në një klub tjetër në rast të rënies nga liga”, ka njoftuar Follo.
Mirela për kohë të gjatë është pjesë e rëndësishme e Follos. Këtë edicion po shquhet me asistime. Ajo për kohë të gjatë është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe ka dhënë kontribut ndër vite. Kontributi i saj te Kosova pritet edhe në të ardhmen.