Muaji i hendbollit përmbyllet me ndeshjen historike ndaj Gjermanisë

Superfuqia e hendbollit dhe sportit, Gjermania do të paraqitet para adhuruesve kosovarë të hendbollit. Të dielen (nesër) nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë takohen Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë. Është kjo ndeshja më e madhe në histori të kombëtares tonë. Kosova e Gjermania janë në grupin 1 të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2020. Për hendbollistët kosovarë do të jetë një rast i shkëlqyeshëm për të matur forcat me njërën prej kombëtareve më të mira në botë. Për adhuruesit e hendbollit do të jetë një rast i jashtëzakonshëm për të parë nga afër yjet e hendbollit gjerman e poashtu yjet e hendbollit kosovar që kanë premtuar se do të japin maksimumin për të pasur paraqitje sa më të denjë ndaj Gjermanisë.

Natyrisht Gjermania është favorite e madhe në ndeshjen që do të jetë festë e hendbollit. Me këtë ndeshje mbyllet muaji i hendbollit, në të cilin kishte shumë ndeshje të skuadrave në Kupa Evropiane, shumë ndeshje të IHF Trophy e poashtu ndeshje të kombëtareve A në të dy gjinitë.

Kombëtarja jonë e filloi fazën e dytë kualifikuese në mesjavë në udhëtim ndaj Polonisë. Pësoi me rezultat 37:13, ndërsa lojtarët kanë premtuar se do të mundohen maksimalisht për të përmirësuar përshtypjen, edhe pse Gjermania është edhe më e fortë se Polonia. Përkrahja e tifozëve për djelmoshat tanë do të jetë shumë e rëndësishme në këtë ndeshje historike.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në xhiron …

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll …