Muqolli: Kemi kohë të përgatitemi për ndeshjet me rumunët

Trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli ka komentuar shortin për raundin e tretë të Kupës Evropiane. Besa takohet me skuadrën e fuqishme nga Rumania, Potaissa Turda, që ka fituar Kupën Sfiduese në vitin 2018.

Ndeshja e parë luhet në Pejë në fund të nëntorit.
“Është kundërshtar jo i njohur mirë, por siç e dimë, hendbolli rumun është shumë i fortë. Rumunët kanë traditë në hendboll. Prej tash fillojmë ta studiojmë sa më mirë kundërshtarin. Kemi kohë të mjaftueshme që të përgatitemi për ndeshje”, ka thënë Muqolli.
Besa Famgas të dielën e mposhti Borcin dhe avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Lajme tjera