Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Muqolli: Presim që Superkupa të jetë e jona

Te Besa Famgas janë optimistë se do ta fitojnë Superkupën e Kosovës në hendboll. Besa ka fituar dy trofetë e edicionit të kaluar dhe synon trofeun e parë të edicionit 2022/2023.

Për Superkupë, Besa Famgas takohet me Kastriotin, të enjten nga ora 15:30 në Istog. Prej këtij viti, Superkupa do të jetë tradicionale.

Beku Jon Muqolli ka folur me respekt për skuadrën ferizajase, por e di edhe forcën e skuadrës së tij. Dhe Muqolli beson se cilësia është në anën e Besës.

“Nesër na pret ndeshja finale kundër ekipit me përvojë dhe traditë, Kastrioti. Është një ekip që e njohim shumë mirë. Në ndeshjen e fundit në kuadër të Superligës na ka befasuar duke na ndalë në barazim, për të ndërprerë serinë tonë të fitoreve. Por ekipi ynë nuk ishte i kompletuar për shkak të lëndimeve të shumta që kishim. Sa i përket ndeshjes për Superkupë, presim lojë të fortë dhe të luftuar deri në fund. Ekipi ynë paraqitet me përbërje të kompletuar. Presim rezultat pozitiv dhe që Superkupa të vijë në Pejë”, ka thënë Jon Muqolli.