Beku Festim Mustafa ka udhëhequr Kastriotin drejt një fitoreje të lartë. Të shtunën në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Drenicën me rezultat 47:19. Ishte kjo ndeshja e parë e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Mustafa shënoi 20 gola në këtë takim. Endrit Hamza ishte më efikasi te Drenica me 5 gola. Kastrioti është i katërti me 12 pikë. Ndërsa Drenica mbanë pozitën e nëntë me 2 pikë.
Ndeshja në Ferizaj i lë vend takimeve shumë më interesante që janë të dielën. Janë disa derbi në kuadër të xhiros së dhjetë.