Ndahen diplomat për trajnerët e shkolluar sipas RINCK Konventës

Të dielen është mbajtur ceremonia e ndarjes së diplomave për gjeneratën e parë të trajnerëve që janë shkolluar në Kosovë sipas RINCK Konventës.

Të shtunën e të dielen në Gjakovë është mbajtur pjesa e katërt e Modulit III, që ishte edhe e fundit e këtij shkollimi të zhvilluar për disa muaj rresht. Për trajnerët kosovarë kanë ligjëruar ekspertë të hendbollit nga Sllovenia e Kroacia, ndërsa shkollimi sipas RINCK Konventës bëhet në përkrahje të plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Përgjegjësit nga Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, por edhe trajnerët e shkollur, kanë vlerësuar shumë lart punën e bërë gjatë këtyre muajve. Në pjesën e fundit të shkollimit të gjeneratës së parë ligjëruan ekspertja Marta Bon dhe trajneri i reprezentacionit të Sllovenisë, Aljaz Pavliq.

Diplomat për trajnerët që ndjekën shkollimin i ka ndarë Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Diplomat në një ceremoni të bukur janë ndarë për 25 trajnerë.

RINCK Konventa është platformë shkollimi e Federatës Evropiane të Hendbollit.

Lajme tjera