Nderohet profesoresha Shqipe Bajçinca-Brestovci

Në prag të ndeshjes Kosova – Polonia është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar jetën dhe veprën e profesoreshës Shqipe Bajçinca-Brestovci.
Ajo ndërroi jetë të dielën pas një sëmundje të rëndë. Profesoresha Bajçinca-Brestovci ishte hendbolliste, komesare e garave të FHK-së, kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të FHK-së, delegate e ndeshjeve të EHF-së dhe anëtare e Bordit të FHK-së. Ka kontribuar për sportin kosovar edhe si profesoreshë shumëvjeçare e Fakultet të Edukatës Fizike dhe në pozita tjera, duke përfshirë edhe atë të anëtares të Bordit të KOK-ut.

Lajme tjera