Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërroi jetë Hysni Qerimi, ish hendbollist i KH Vjosa

Sot ndërroi jetë Hysni Qerimi, ish lojtar i KH VJOSA, pastaj trajner i gjeneratës së artë të Hendbollit Shtimjan, arsimtar i edukatës fizike dhe promotor sportit te gjeneratat e reja.
Hysni Qerimi ishte mësimdhënës i Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime, ishte dhe promovues i lojës së hendbollit tek gjeneratat e reja sidomos në konkurrencën e femrave, ku në vitin 1993 (pas 17 vite) riaktivizoj klubin e femrave “VJOSA” në kuadër të shkollës së Hendbollit.
Me vdekjen e tij KH Vjosa humbi një anëtarë të devotshëm, Federata e Hendbollit një aktivist kurse qyteti i Shtimes humbi një pedagog e punëtor sportiv.
FHK i shpreh ngushëllime të sinqerta KH Vjosa, qytetit të Shtimes dhe familjes Qerimi.

Lajme tjera