Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndërroi jetë ish anëtari i KH Lepenci, Shaban Kyçyku

Dje pasdite ndërroi jetë ne moshën 50 vjeçare aktivisti i hendbollit kaçanikas, Shaban Kyçyku.

I ndjeri ishte hendbollit i klubit Lepenci nga Kaçaniku. Ai vazhdimisht gjatë masave të dhunshme i qëndroi në krahë klubit, në zhvillimin e garave të rregullta.

Shaban Kyçyku ishte një qytetar i devotshëm, duke lënë të pikëlluar shumë njerëz, ndërsa do të mbetet në kujtim të përhershëm. Familjes, qytetit e hendbollistëve të Kaçanikut, do t’iu mungoj shumë I ndjeri Kyçyku. Varrimi i te ndjerit bëhet të dielen (sot) në ora 16:00.

Federata e Hendbollit të Kosovës I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kyçyku dhe njerëzve të hendbollit në Kaçanik.

Lajme tjera