Ndeshja e parë e xhiros i takon Prizrenit

Në foto shihen lojtarët të mbledhur së bashku duke marrë instruksione nga trajneri.

Prizreni ka dalë në vend të shtatë pas fitores së shënuar të premten. Prizreni fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:30. Ishte kjo ndeshja e parë e javës së 18-të të Superligës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Java e 18-të është e fundit e stinorit të rregullt.

Prizreni shënoj fitoren e pestë të edicionit kurse me 11 pikë renditet në vend të shtatë. Vushtrria është e gjashta me 15 pikë. Vushtrria do të luaj në Superligën A, kurse Prizreni në Superligën B.

Vushtrria – Prizreni 30:33 (15:18)

Vushtrria: Melenica, Pllana, M. Jashari 13, Selaci, Emini, Miftari 3, Mehmeti 1, Krasniqi, A. Mehmeti1, Gubetini 7, Neziri 4, Sadiku 1.

Prizreni: Koro, Thaqi, Topalli 1, Krasniqi, Mehmeti 10, Bytyqi, Ferati, Ahmetaj, J. Thaqi, Ibrahimi 6, Salihu 8, Tanushi 2, Gashi 1, Quni 5.

Lajme tjera