Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshja Kastrioti – Vushtrria hap xhiron e tretë

Me ndeshjen Kastrioti – Vushtrria hapet xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të premten (sot) prej orës 17:00 në Ferizaj.

Bëhet fjalë për dy skuadra që kanë dhënë shumë për hendbollin kosovar dhe me traditë të pasur. Kampionia aktuale, Vushtrria, udhëheq në tabelë me 4 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vend të tretë. Të dy skuadrat kanë shënuar fitore në dy xhirot e para. Shpresohet për ndeshje të bukur dhe interesante.

Java e tretë vazhdon të shtunën kur janë tri ndeshje: Ulpiana – Jusuf Gërvalla (13:00), Prishtina – Vëllaznimi (14:30), Ferizaj – Istogu (19:00). Ndeshje me rivalitet pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Istogut, dy skuadrave me pretendime të mëdha për këtë kampionat.
Drita – Vjosa (16:00, Shtime) dhe Samadrexha – Shqiponja (16:30) janë ndeshjet që luhen të dielën.