Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje dramatike në Vushtrri, Besa Famgas ndalet në barazim

Një ndeshje shumë interesante është luajtur të dielën mbrëma në Vushtrri, në një ambient të bukur sportiv dhe para një numri të madh shikuesish.
U përballën Vushtrria e Besa Famgas, ndërsa pikët u ndanë në fund. Ndeshja e xhiros së 24-t të Superligës A të Kosovës në hendboll përfundoi 31:31. Ekipi pejan ishte në epërsi deri në minutën e 18-të kur rezultati u barazua në 10:10.
Më pas vendasit ishin në epërsi prej një goli, kurse deri në fund të pjesës së parë u luajt ndeshje thuajse e barabartë.
Në minutën e 44-t, Besa Famgas u shkëput 27:22, por për pesë minuta Vushtrria barazoi në 27:27. Arbios Mushkolaj shënoi për 31:30 nga shtatmetërshi. Në anën tjetër Halim Miftari u tregua i vëmendshëm dhe shënoi për 31:31 në minutën e 59-të.
Në fund të dy skuadrat dështuan në sulm dhe rezultati nuk ndryshoi.
Bozhidar Nikoçeviq i shënoi 11 gola për Vushtrrinë, derisa shtatë i kishte Felippe Teixeira.
Te Besa Famgas, nëntë gola i shënoi Arbios Mushkolaj, derisa gjashtë i kishte Jon Muqolli.
Besa Famgas udhëheq në tabelë me 42 pikë.
Vushtrria ka fituar pikë të rëndësishme në garën për plejof. Është e pesta me 23 pikë, sa i kanë edhe Rahoveci në vendin e tretë dhe Prishtina në të katërtin.