Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës

Trepça – Prishtina dhe Rahoveci – Besa Famgas janë gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Shortin e ka tërhequr komesari i garave, Isak Osmani.
Turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll do të zhvillohet me 6 e 7 maj. Vendi do të përcaktohet ndërkohë.
Ndeshjet gjysmëfinale pritet të jenë të forta dhe me rivalitet. Të gjitha katër skuadrat synojnë vend në finale dhe kanë pretendime në këtë edicion.

Lajme tjera