Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje me rivalitet luhen të dielën

Tri ndeshjet që luhen të dielën pritet të ofrojnë rivalitet dhe hendboll të mirë. Bëhet fjalë për ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kjo xhiro fillon të shtunën, kur luhen dy ndeshje. Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Vëllaznimit (13:30), njëjtë si Prishtina ndaj Prizrenit (15:00).

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 20 pikë, kurse Prishtina është e dyta me 18 pikë. Vëllaznimi është i shtati me 9 pikë kurse Prizreni i parafundit me 3 pikë.

Ndërkohë të dielën janë tri ndeshje tjera. Rivalët e moçëm, Trepça e Kastrioti takohen nga ora 17:00. Kastrioti është i treti me 12 pikë, Trepça e katërta me 11 pikë. Vushtrria e Drenica luajnë nga ora 16:30, njëjtë si Zhegra e Llapi.

Në Ligën e Parë është java e tetë. Të shtunën janë katër ndeshje: Rahoveci – Dukagjini (18:00), Drita – KEK-u (17:00), Deçani – Istogu (14:30), Ulpiana – Samadrexha (12:00). Të dielën është takimi Lepenci – Vjosa (16:00).

Lajme tjera