Në Gjakovë do të luhen dy ndeshje interesante të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Kampioni aktual, Istogu, luan me ish-kampionin, Shqiponjën, të shtunën nga ora 14:00. Istogaset janë favorite por Shqiponja do të mundohet të ofrojë rezistencë sa më të madhe. Istogu ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe është në vend të dytë me 6 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vend të parë. Shqiponja ka një fitore e dy humbje.
Të shtunën në Gjakovë luhet edhe ndeshja në mes të Vëllaznimit e Vushtrrisë, që fillon në ora 17:30. Vushtrria është e katërta me 4 pikë, kurse Vëllaznimi i parafundit me 1 pikë.
Lideri Ferizaj po ashtu luan të shtunën. Nga ora 14:30 e pret Samadrexhën. Të dielen janë ndeshjet Prishtina – Drita (15:30) dhe Jusuf Gërvalla – Kastrioti (13:30). Në Ligën e Parë ndeshjet e javës së katërt janë: CLICK – Llapusha (e diel, 16:00), Dukagjini – Vjosa (e shtunë, 13:00) Prizreni – Deçani (e diel, 14:30), Ulpiana – Trepça (e shtunë, 13:00) dhe Verona – KEK-u zhvillohet me datën 24.10.2019.