Ndeshjet e Ligës së Parë luhen të dielën

Ndeshjet e Ligës së Parë në konkurrencë të femrave luhen të dielën. Në program është java e dytë, ndërsa priten ndeshje të mira. Prej orës 11:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen CLICK e Trepça, ndonëse skuadra prizrenase është vendase.

Për shkak se palestra në Prizren është e zënë për vaksinim, edhe skuadra tjetër nga ky qytet detyrohet të luaj në udhëtim ndeshjen si vendas. Prizreni e Dukagjini takohen të dielën nga ora 18:00 në Klinë. Prej orës 13:00 është takimi Llapusha – Deçani.

KEK-u e Dukagjini i kanë nga 2 pikë, ndërsa Deçani e Prizreni nga një.

Lajme tjera