Me propozim të selektorit Agron Shabani, Bordi i FHK-së liroi nga detyra e trajnerëve të grupmoshave të reja Faruk Shalën dhe Arben Parduzin. Për dy vjet, Shala ishte trajner i Kombëtares U19 të hendbollisteve, ndërsa Parduzi i Kombëtares U17 të hendbollisteve.
Bordi ka falënderuar dy trajnerët për punën e tyre, ndërsa me propozim të selektorit Shabani u përcaktua për trajnerë që punojnë me grupmosha të reja edhe në nivel klubesh. Kjo pasi ata do të jenë më afër lojtareve të këtyre grupmoshave dhe do t’i përcjellin më mirë.
Me propozim të selektorit Shabani, Bordi vendosi që grupmoshën U16 të hendbollisteve ta udhëheq trajneri nga Ferizaj, Granit Sahiti. Hendbollistet e grupmoshës U16, prej 17 e deri më 24 prill do të marrin pjesë në Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Mal të Zi.