Në palestrën e sporteve në Drenas të shtunën (nesër) do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm. Do të luhen ndeshjet e plejautit (play-out) në të dy konkurrencat.
Te hendbollistët nga ora 14:00 takohen Zhegra dhe Llapi, ndërsa ndeshjen e referon çifti Vitaku. Zhegra ka mbyllur stinorin në vendin e parafundit në Superligën e hendbollistëve, përkatësisht në Superligën B. Llapi doli nënkampion në Ligën e Parë. Nga Superliga është larguar Samadrexha, që ishte e fundit në tabelë, ndërsa nga Liga e Parë në Superligë ka kaluar Dukagjini i Klinës.
Te hendbollistet, ndeshja e plejautit për Superligë luhet të shtunën (nesër) nga ora 12:00. Përballen Vëllaznimi e CLICK, ndërsa ndeshjen e referon çifti Jahja – Xhema. Vëllaznimi ishte i parafundit në Superligën e hendbollisteve, ndërsa CLICK nënkampion në Ligën e Parë. Nga Superliga është larguar Vjosa, ndërsa prej Ligës së Parë në Superligë ka kaluar Ferizaj.
Priten ndeshje të mira dhe me rivalitet.