Në Drenas përcaktohen skuadrat e fundit për Superligë

Në palestrën e sporteve në Drenas të shtunën (nesër) do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm. Do të luhen ndeshjet e plejautit (play-out) në të dy  konkurrencat.

Te hendbollistët nga ora 14:00 takohen Zhegra dhe Llapi, ndërsa ndeshjen e referon çifti Vitaku. Zhegra ka mbyllur stinorin në vendin e parafundit në Superligën e hendbollistëve, përkatësisht në Superligën B. Llapi doli nënkampion në Ligën e Parë. Nga Superliga është larguar Samadrexha, që ishte e fundit në tabelë, ndërsa nga Liga e Parë në Superligë ka kaluar Dukagjini i Klinës.

Te hendbollistet, ndeshja e plejautit për Superligë luhet të shtunën (nesër) nga ora 12:00. Përballen Vëllaznimi e CLICK, ndërsa ndeshjen e referon çifti Jahja – Xhema. Vëllaznimi ishte i parafundit në Superligën e hendbollisteve, ndërsa CLICK nënkampion në Ligën e Parë. Nga Superliga është larguar Vjosa, ndërsa prej Ligës së Parë në Superligë ka kaluar Ferizaj.

Priten ndeshje të mira dhe me rivalitet.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …

Prej të enjtes e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë …