Në Ferizaj luhet kryendeshja e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën nga ora 18:00 takohen Ferizaj e Vushtrria. Vushtrria është e dyta në tabelë me tetë pikë, përkatësisht me katër fitore e një humbje. Ndërkohë Ferizaj ka tri fitore, një humbje e një barazim dhe renditet i katërti me shtatë pikë.
Të dy skuadrat synojnë të dëshmojnë se me të drejtë pretendojnë kreun e tabelës. Prandaj ndeshja pritet të jetë interesante.
Të shtunën janë edhe ndeshje tjera të javës së gjashtë. Interesant pritet të jetë edhe takimi Vëllaznimi – Kastrioti, që luhet nga ora 12:30. Shqiponja e Samadrexha takohen prej orës 15:00, ndërsa Dukagjini e Jusuf Gërvalla prej orës 15:30.
Ndeshja derbi Istogu – Prishtina është shtyrë për shkak të angazhimit të lojtarëve nga të dy skuadrat në Kombëtaren e Kosovës.
Në Ligën e Parë luhet java e pestë. Ulpiana – KEK-u (14:00) luhet të shtunën, ndërsa ndeshjet e së dieleës janë: Vjosa – Llapusha (17:00) dhe Deçani – Trepça (14:00). CLICK – Prizreni është shtyrë për mesjavë.