Në qytetin e Ferizajt do të zhvillohet ndeshja më interesante e javës së dytë në Superligën e hendbollisteve. Të dielen nga ora 17:00 Kastrioti e pret Istogun. Dy skuadrat kanë shënuar fitore në javën e parë.
Të dielen luhet edhe takimi në mes të Dritës dhe skuadrës Jusuf Gërvalla që fillon në 15:30. Tri ndeshjet tjera të javës së dytë janë të shtunën.
Derbi gjakovar mes Shqiponjës e Vëllaznimit nis në ora 13:00. Prishtina e Vjosa takohen nga ora 14:30 derisa derbi tjetër lokal mes Vushtrrisë e Samadrexhës fillon në ora 17:00.