Në Ferizaj ndeshja për vend të tretë

Superliga A e hendbollistëve vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 24-t. Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Ferizaj në mes të Kastriotit e Trepçës. Ndeshjen e kaluar mes këtyre dy skuadrave të luajtur në Mitrovicë e kishin fituar ferizajasit.

Kastrioti e Trepça janë në garë për vendin e tretë. Aktualisht i kanë pikët e barabarta, nga 24. Kastrioti është i treti e Trepça e katërta.

Ndeshja Kastrioti – Trepça luhet të shtunën nga ora 19:00. Në termin të njëjtë është takimi Drenica – Prishtina. Prishtina është favorite e madhe për të fituar dy pikë të reja, njëjtë si Besa Famgas ndaj Vëllaznimit. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë, të dielën nga ora 17:30.

Në Superligën B të shtunën janë ndeshjet e xhiros së 22-të. Nga ora 16:30 takohen Prizreni e Zhegra kurse prej orës 19:00 është ndeshja e rëndësishme mes Llapit e Vushtrrisë. Edhe Vushtrria e Llapi kanë pikë të barabarta, nga 16, dhe po luftojnë për t’i ikur pozitës së parafundit që dërgon në plejaut. Zhegra udhëheq me 19 pikë, Vushtrria është e dyta, Llapi i treti dhe Prizreni i fundit (4) me vetëm tri pikë.

Në Ligën e Parë është java e 15-të. Ndeshjet e kësaj xhiroje janë: Vjosa – Rahoveci, KEK-u – Dukagjini, Istogu – Lepenci, Samadrexha – Drita, Ulpiana – Deçani.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

HSC Kreuzlingen ka befasuar me rezultate të mira në edicionin aktual të Superligës së Zvicrës …

Të mërkurën e të enjten luhen ndeshjet e javës së 28-të të Superligës A të …

Drenica e Drenasit nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas në ndeshjen ndaj Vëllaznimit. Ndeshja …

Kapitenia Albina Rugova ka shënuar 11 gola dhe ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje …

Hendbollistja e re e Kombëtares së Kosovës, Njoma Zogaj është kthyer të shtunën në formacionin …

HSC Kreuzlingen ka befasuar me rezultate të mira në edicionin aktual të Superligës së Zvicrës në hendboll. Kreuzlingeni, ku …

Të mërkurën e të enjten luhen ndeshjet e javës së 28-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Është …

Drenica e Drenasit nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas në ndeshjen ndaj Vëllaznimit. Ndeshja e javës së 27-të …

Kapitenia Albina Rugova ka shënuar 11 gola dhe ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës. …

Hendbollistja e re e Kombëtares së Kosovës, Njoma Zogaj është kthyer të shtunën në formacionin e Aalborgut në Ligën …

Besa Famgas e Prishtina kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës së 27-të, të parafundit në Superligën A të Kosovës …

Kastrioti i Ferizajt ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 36:32. Ndeshja e luajtur të shtunën në Gjakovë i …

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të premten ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me …