Në fundjavë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë

Të shtunën është një ndeshje, ndërsa të dielën tri të tjera, në kuadër të xhiros së dhjetë të Ligës së Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt).
Me ndeshjet e xhiros së dhjetë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë.
Të shtunën është ndeshja mes Vjosës dhe Dritës. Fillon në ora 19:00.
Të dielën janë takimet Lepenci – Dukagjini (18:00), Prizreni – Llapi (15:00), Istogu – Drenica (14:00). Ndeshja mes Ulpianës dhe Samadrexhës zhvillohet më vonë.
Në Ligën e Parë udhëheq Samadrexha me 18 pikë. Llapi i ka 16 e Vjosa 14. Pasojnë Prizreni e Drita me nga dhjetë pikë, Lepenci me nëntë, Istogu me gjashtë, Drenica me katër. Në fund të tabelës janë Ulpiana e Dukagjini.
Në fundjavë fillon stinori pranveror edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve. Po ashtu është xhiroja e dhjetë. Të shtunën janë ndeshjet Vjosa – Besa (17:00), Trepça – Dukagjini (11:00), KEK-u – Llapusha (19:00). Dy ndeshjet e së dielës janë: CLICK – Verona (11:00), Drita – Prizreni (13:00).
Vjosa udhëheq në tabelë me 16 pikë, ndërsa Verona është e dyta me 15. Pason Dukagjini me 14 pikë, Besa me 13 e Prizreni me 12 pikë. KEK-u, CLICK, Drita, Trepça e Llapusha janë në pjesën e dytë të tabelës.

Lajme tjera