Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në fundjavë seminari për gjyqtarë e vëzhgues

Në fundjavë do të mbahet seminari qëndror për të gjithë gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues/kontrolluesit e ndeshjeve. Seminari mbahet në bazë të planprogramit vjetor të Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës.
SHGJHK-ja është edhe organizatore e seminarit që mbahet në Hotel Internacional Prishtina në kryeqytet, më 9 e 10 shtator.
Ligjërues do të jenë Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe Fahredin Hashani. Të dy janë vëzhgues të Federatës Evropiane të Hendbollit dhe po ashtu të FHK-së.
Të dielën është edhe testimi fizik e në fund do të mbahet testimi teorik e po ashtu testimi për avancim në kategori. Pjesëmarrja është obligative për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit.