Në fundjavë vazhdon shkollimi për trajnerë

Të shtunën e të dielen vazhdon shkollimi për trajnerë të hendbollit sipas RINCK Konventës. Në rradhë është pjesa e tretë e Modulit 3, që do të realizohet në Gjakovë. Pjesa teorike do të mbahet në shkollën fillore “Yll Morina”, ka njoftuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Gjatë dy ditëve trajnerët që po shkollohen, do të kenë program të ngarkuar ku do të marrin shumë informata me rëndësi për punën me hendbollistë. Këtë herë do të ligjërojnë kroatja Lidija Bojiq- Çaçiq dhe sllovenja Martan Bon. Bëhet fjalë për dy eksperte nga fusha e hendbollit me thirrjen doktor i shkencave.

Disa prej temave që do të shtjellohen në pjesën teorike janë: trajneri i hendbollit dhe aftësitë e komunikimit, roli i portierit në superioritetin numerik  (7:6) në hendbollin modern, periodizimi i trajnimit për kategoritë e të rinjëve, superioriteti numerik (6:5) në hendbollin modern – disa ndryshime.

 Në praktikë temat që do të shtjellohen janë: ndryshimet në sulm kundër sistemit të mbrojtjes 6:0, ndryshimet në sulm kundër sistemit të mbrojtjes 5:1, aplikimi i mbrojtjes 6:0 në forma të ndryshme, zhvillimi i përceptimit dhe fokusimit te lojtarët e hendbollit duke përdorur trajnimin e aftësive vizuele, aplikimi i mbrojtjes 5:1 në forma të ndryshme, trajnimi individual për lojtarë në pozita të ndryshme – alo, pivot, bek.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …