Në kampin e FHK-së edhe trajneri i suksesshëm Ibish Thaqi

Trajneri i suksesshëm kosovar, Ibish Thaqi, ka qëndruar të enjten për vizitë në kampin veror që Federata e Hendbollit e Kosovës e ka organizuar në Gjakovë.

Thaqi zejen e trajnerit e kryen në Austri, ku ka pasur karrierë të suksesshme edhe si lojtar. Ai së fundi udhëhoqi skuadrën Krems drejt titullit të kampionit. Tashmë ka disa trofe të fituar si trajner.

Thaqi ka diskutuar me përgjegjësit e kampit, ndërsa ka shprehur interesim për punën që po bëhet në të. Ndërkohë e ka zhvilluar një takim edhe me sekretarin e përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovci.
FHK-ja e falënderon Thaqin për vizitën e bërë dhe që gjithnjë i qëndron afër hendbollit kosovar.

Lajme tjera