Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Mitrovicë e Vushtrri ndeshje interesante

Trepça gjate nje loje hendbolli

Të mërkurën (nesër) luhen katër ndeshje të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë disa ndeshje në të cilat pritet të ketë rivalitet.

Derisa kampioni, Besa Famgas, është favorit i madh ndaj Drenicës (18:30), më shumë rivalitet pritet të ketë në takimin në mes të Trepçës e Vëllaznimit. Dy skuadrat me traditë takohen nga ora 19:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Interesante pritet të jetë edhe ndeshja në mes të Vushtrrisë e Llapit, që zhvillohet nga ora 20:00. Prishtina është favorite e madhe ndaj Kastriotit, kurse kjo ndeshje luhet nga ora 18:00 në kryeqytet.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Zhegrës e Prizrenit, që zhvillohet të enjten nga ora 19:00.

Zhvillohen edhe dy prej ndeshjeve të mbetura në Superligën e Kosovës në konkurrencë të femrave.

Të mërkurën prej orës 19:00 është ndeshja e mbetur e xhiros së dytë në mes të Istogut dhe Samadrexhës.

Të enjten është ndeshja e mbetur e xhiros së parë në mes të Vushtrrisë dhe Vëllaznimit (17:30).