Java e tretë kampionale vë përballë dy skuadrat që synojnë suksesin në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielen nga ora 15:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë zhvillohet superderbi i hendbollisteve në mes të Istogut dhe Vushtrrisë.
Istogu ka fituar trofetë në edicionin e kaluar, por është sfiduar fuqishëm dhe deri në fund nga vushtrriaset. Dy skuadrat, së bashku me ndonjë tjetër, pritet që edhe këtë edicion të kenë fjalën kryesore. Derbi në Pejë do të dëshmojë forcën reale të Istogut dhe Vushtrrisë e po ashtu përmirësimet që duhet të bëjnë të dy skuadrat për vazhdim të kampionatit.
Vushtrria e Istogu i kanë fituar dy takimet e para, ndërsa për shkak të goldallimit më të mirë, Vushtrria është në vend të parë.
Të dielen është edhe ndeshja në mes të Dritës dhe Ferizajt, që fillon në ora 13:30. Të shtunën janë tri takimet tjera të javës së tretë: Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (13:30), Kastrioti – Prishtina (17:00) dhe Samadrexha – Shqiponja (13:30).
Në Ligën e Parë të hendbollisteve luhet gjithashtu java e tretë. Ndeshjet që luhen të shtunën janë: Trepça – Prizreni (13:00), Vjosa – CLICK (17:00). Të dielen janë këto takime: Ulpiana – Verona (15:00), Deçani – Dukagjini (12:00), Llapusha – KEK-u (11:00).