Në Prizren së shpejti nis Akademia e hendbollit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, të enjten janë pritur në një takim të ngrohtë nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Në takim është folur për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturën për klubet e hendbollit Prizreni për meshkuj e femra dhe për klubin CLICK të femrave. Klubet Prizreni aktualisht janë në Ligën e Parë, ndërsa në takim është folur për gjërat që duhet të bëhen që Prizreni sërish të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit kosovar, siç ishte dikur.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka treguar shumë entuziazëm në takim, prej të cilit pritet të dalin gjëra me shumë peshë për hendbollin prizrenas dhe kosovar në përgjithësi.

E veçantë e takimit është se u arrit marrëveshja që në Prizren të nis punën Akademia e hendbollit. Ajo do të nis të funksionuari shumë shpejtë, brenda një jave apo dhjetë ditëve. Në takim prezent ishte edhe kryetari i klubit të hendbollit Prizreni, Admir Rama.

Pas Ferizajt, këto ditë zyrtarisht do të nis puna edhe në Akademitë e hendbollit në Gjakovë, Prishtinë dhe kjo e Prizrenit, kurse deri ne fund te muajit maj edhe ne Gjilan e Mitrovicë.

Lajme tjera