Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Samadrexhë ndeshja më interesante te hendbollistet

Samadrexha – Prishtina pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo është xhiroja e fundit për këtë vit në kampionatin e hendbollisteve.
Samadrexha e Prishtina takohen të dielën nga ora 17:00, në ndeshjen e fundit të xhiros.
Samadrexha është e treta me 16 pikë, ndërsa Prishtina e gjashta me 10 pikë. Të dy skuadrat synojnë pozita më të larta dhe janë në kërkim të pikëve të reja.
Të dielën janë edhe ndeshjet Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (14:00) dhe Ferizaj – Ulpiana (15:30). Ferizaj synon fitoren e radhës për ta mbajtur pozitën e parë. Udhëheq në tabelë me 20 pikë, ndërsa i ka fituar dhjetë ndeshjet e deritashme.
Dy ndeshje janë të shtunën.
Në Gjakovë prej orës 16:00 takohen Shqiponja dhe Istogu. Kampioni aktual, Istogu, llogarit në dy pikë të reja. Kastrioti e Vushtrria takohen prej orës 15:30 në Ferizaj.