Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të martën e kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.
Memorandumi është nënshkruar nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Presidenti Saraçini ka falënderuar ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin shumë korrekt.
Memorandumi përcakton shumën e përkrahjes ndaj Federatës së Hendbollit nga buxheti i shtetit. Përkrahja bëhet në bazë të kategorizimit.
Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë, pas xhudos dhe futbollit.

Lajme tjera