Ceremonia “Laureatët e vitit 2021” do të mbahet të mërkurën (nesër) nga ora 17:00 në Hotel International Prishtina.
Do të veçohen më të mirët e vitit 2021, që ishte i suksesshëm për hendbollin tonë.
Pos hendbollistit dhe hendbollistes së vitit do të shpallen edhe fitues të tjerë në disa kategori.
Për shkak të masave anti-kovid, ceremonia nuk është e hapur.
Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, kurse do të respektohen të gjitha masat në fuqi.