Nesër fillon Kampionati Evropian, 53 mijë shikues në ndeshjet e para

Të mërkurën në Gjermani fillon Kampionati Evropian i hendbollit. Kampionati pritet të jetë madhështor, ndërsa hapja do të jetë e veçantë.
Mbi 53 mijë shikues pritet të jenë në “Merkur Spiel-Arena” në Duesseldorf në dy ndeshjet e para të Evropianit për hendbollistë. Bëhet fjalë për stadium futbolli që mund të mbyllet plotësisht.
Franca – Maqedonia e Veriut është ndeshja e parë e “Euro 2024” që zhvillohet prej orës 18:00. Prej orës 20:00 është hapja solemne e Evropianit, ndërsa nga ora 20:45 fillon ndeshja Gjermani –Zvicër.
Në Evropian paraqiten 24 ekipe kombëtare të ndara në gjashtë grupe.
Finalja është më 28 janar në Koln.

Lajme tjera