Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nikoqirët fitojnë ndeshjet e para të botërorit

Kombëtaret nikoqire i kanë fituar dy ndeshjet e para të kampionatit botëror në hendboll (meshkujt). Botërori i 26-të për hendbollistë zhvillohet në Gjermani e Danimarkë, ndërsa ka nisur të enjten. Ashtu si pritej, Gjermania e Danimarka i kanë fituar bindshëm ndeshjet e para.
Në takimin hapës të kampionatit botëror, Gjermania fitojë ndaj ekipit të unifikuar të Koresë me rezultat 30:19. Kjo ndeshje u luajt në Berlin para 13.500 shikuesve kurse i takoi grupit A. Ylli Uwe Gensheimer ishte më efikasi me shtatë gola.

Në Kopenhagë para 12.500 shikuesve u takuan Kili e Danimarka. Fitore shënuan danezët me rezultat 39:16, në ndeshjen e grupit C. Casper Mortensen shënoi tetë gola për Danimarkën.
Të premten luhen ndeshjet tjera nëpër grupe. Në grupin A janë ndeshjet Serbia – Rusia (18:00) dhe Brazili – Franca (20:30). Në grupin B janë takimet: Japonia – Maqedonia (15:30), Islanda – Kroacia (18:00), Barhejni – Spanja (20:30). Në grupin C luhen ndeshjet Arabia Saudite – Austria (18:00) dhe Tunizia – Norvegjia (20:30). Tri takimet e grupit D janë: Angola – Katari (15:30), Argjentina – Hungaria (18:00), Egjipti – Suedia (20:30).