Nuk kanë të ndalur vlerësimet për FHK-në

Në superlativ po vlerësohet organizimi i ngjarjes IHF Trophy Intercontinental nga ana e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Zyrtarët e lartë të IHF-së që gjatë javës së kaluar qëndruan në Kosovë, kanë dhënë notat më të larta për organizimin, pritjen, akomodimin dhe të gjitha gjërat tjera. Edhe delegacionet nga kontinente të ndryshme kanë vlerësuar lart nikoqirin e ngjarjes, përkatësisht Federatën tonë. Së fundi një letër falenderimi ka ardhur nga Federata e Australisë.

“Dua t’iu falënderoj sërish për kohën më të jashtëzakonshme në Prishtinë. Mikëpritja e Federatës së Hendbollit të Kosovës shkoj përtej pritjeve dhe ju falënderojmë që na dhatë një përvojë aq të shkëlqyeshme në vendin tuaj”, thuhet në letrën që Federata e Australisë ka dërguar në adresë të sekretarit gjeneral, Izet Gjinovci.

Lajme tjera