Besa Famgas e Prishtina i kanë fituar edhe ndeshjet e pesta në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të martën në Pejë, Besa Famgas fitoi shumë thellë ndaj Prizrenit me rezultat 49:4. Kampioni aktual, Besa udhëheq në tabelë me 10 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë.
Po të martën, Prishtina fitoi si mysafire ndaj Vushtrrisë me rezultat 41:24.
Nesër është ndeshja në mes të Zhegrës e Kastriotit.
Besa Famgas – Prizreni 49:4 (25:1)
Besa Famgas: Mehmeti, Jupa 7, Y. Muqolli 7, Mushkolaj 4, Alonso 7, Visoka 2, Tahirukaj 6, Prce 1, Ramosaj, Idrizi 1, Luzha, Gjuka 5, Tafilaj 5, J. Muqolli 4, Thaqi
Prizreni: Thaqi, Krasniqi, J. Thaqi 1, Topalli 1, Gashi 2, Ferati, Bytyqi, Skenderi, Selmani, Etemi, Koro
Vushtrria – Prishtina 24:41 (12:21)
Vushtrria: Pllana, F. Jashari 8, Karaqa 1, Sadiku 2, Emini 2, M. Jashari 2, Tahiri 1, Miftari 1, Selaci, Mehmeti, Al. Mehmeti 2, Mejzini 4
Prishtina: Quni 2, Shabani 5, Beqiri, Beshiri 10, Abazi 6, Syla 2, Prekazi 3, Adem 4, Gjuka 4, Kuleta 5, Agushi, Visoka