Paraqitje e zbehtë e Kombëtares U19

Paraqitje shumë të zbehtë ka patur Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.

Të martën Kosova U19 luajti me favoritin, Çekinë dhe pësoi humbje me rezultat të lartë, 32:10. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë në të cilën te kombëtarja jonë nuk funksionoi asgjë. Kishte shumë gabime në pasime, goditje jo të suksesshme, ndërsa në mbrojtje u pranuan gola të lehtë. Kështu çeket e fituan pjesën e parë me rezultat 16:1. Në pjesën e dytë angazhimi i vajzave tona ishte më i madh, por jo i mjaftueshëm për të evituar humbjen e lartë.

Kanë ndikuar shumë faktorë në këtë humbje të lartë. Fondi i lojtareve është i limituar, për arsye shëndetësore dhe për shkak të obligimit të disa hendbollisteve në provimet pranuese në fakultet. Poashtu çeket kanë skuadër shumë cilësore dhe llogariten favorite për të fituar kampionatin në Lituani.

Ndeshjen e fundit në kuadër të grupit A, kombëtarja jonë e luan të enjten ndaj Ishujve Faroe. Është kjo edhe një ndeshje e vështirë për vajzat tona, që me ndeshje të nivelit të lartë besojmë se do të ngrisin nivelin dhe në të ardhmen do të kenë prezentim më të mirë.

Kosova – Çekia 10:32

Kosova: Gashi, E. Mulaj 1, Zymberi, M. Mulaj 1, Radoniqi, G. Gashi, R. Rexhepi 1, Kastrasti 2, Matarova, Uka, S. Rexhepi 3, Kelmendi 2, Halitaj, Rexhaj.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …