Paraqitje trimëruese e Kosovës ndaj Bjellorusisë

Kosova e ka humbur ndeshjen ndaj Bjellorusisë, por ka patur një paraqitje trimëruese dhe në pjesën e dytë plotësisht të barabartë me përfaqësuesen me përvojë dukshëm më të madhe.

Ndeshja e luajtur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para 1000 shikuesve përfundoi me rezultat 31:22 në të mirë të bjelloruseve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:8 për mysafiret.

Hendbollistet e Kosoës e nisën ndeshjen jo ashtu si kanë pritur. Nga dëshira e madhe për fitore kanë dështuar nga pozita të mira, ndërsa nuk kanë shënuar gol deri në minutën e 16-të. Kështu për 8:1 shënoi kapitenja Leonora Demaj. Më pas Kosova shënoi edhe disa herë të tjera, kryesisht përmes Demajt e Mirela Gjikokajt dhe rezultati pas 30 minutave ishte 16:8.

Në pjesën e dytë lojtaret e Kosovës ishin të barabarta me ato të Bjellorusisë që kanë përvojë dukshëm më të madhe dhe që janë dukshëm më shtatlarta. Me gola të bukur sërish u dalluan Demaj e Gjikokaj që patën përkrahje të madhe nga të gjitha lojtaret tjera. Paraqitje të mirë pos tyre patën edhe portieret Dorentina Osmanaj që ka bërë dhjetëra pritje dhe Njomëza Kelmendi. Kontribut të madh si në sulm ashtu edhe në mbrojtje kanë dhënë edhe Pashke Marku, Elma Kameri, Arlinda Krasniqi, Albina Rugova, Fitore Aliu, Shkurta Mehmeti, Xhevahire Salihaj e lojtaret tjera.

Kosova pësoi edhe humbjen e tretë në fazën e dytë kualifikuese për evropian, por paraqitja ishte e nivelit dukshëm më të lartë se ndaj Hungarisë e Holandës. Hendbollistet seniore të Kosovës menjëherë të dielen e kanë ndeshjen tjetër ndaj Bjellorusisë, në Minsk.

Kosova – Bjellorusia 22:31 (8:16)

Kosova: Dorentina Osmani, Pranvera Ferataj, Elma Kameri, Shkurta Mehmeti 1, Sara Rexhepi, Rina Rexhepi, Fitore Aliu 1, Arlinda Krasniqi, Njomëza Kelmendi, Pashke Marku, 2, Albina Rugova 1, Aurora Shehdadi, Aida Stagova, Xhevahire Salihaj, Mirela Gjikokaj 8, Leonora Demaj 9.

B jellorusia: Tryzno 1, Nestsiaruk 4, Mazgo 5, Dronova 3, Vasileuskaya 5, Kotsina 5, Arsiukhovich 3, Kumpel, Kuntsevich, Silitskaya, Shamanouskaya 1, Yashchuk, Mihdaliova 4, Akhramenka, Burduk, Mokat.

Lajme tjera